AKTUALITET, 7 Maj 2025, 13:25

Operacioni/ Dyshohet se ushtronin prostitucion në Tiranë, procedohen dy shtetaset e huaja. Kishin marrë banesë me qira

Operacioni/ Dyshohet se ushtronin prostitucion në Tiranë, procedohen

Policia e Tiranës ka proceduar dy shtetaset e huaja, L. C., 29 vjeçe dhe B. R., 23 vjeçe.

Ato dyshohet se ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira. Sipas informacioneve, ato janë kapur gjatë një operacioni të zhvilluar nga autoritetet për parandalimin e aktivitetit të paligjshëm.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

U proceduan L. C., 29 vjeçe dhe B. R., 23 vjeçe, shtetase të huaja, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion, në një banesë të marrë me qira;