TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Enkelejd Alibeaj do të mbledhë sërish pasditen e së premtes Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Mbledhja në selinë blu pritet që zhvillohet në orën 16.00.
Në fokus të bisedimeve pritet të jetë sërish zgjedhja e kreut të ri të shtetit. Kujtojmë se në mbledhjen e së enjtes që zgjati për tre orë dhe ku nuk mori pjesë “Rithemelimi”, u propozuan një sërë kandidatësh për President.
Në përfundim nga moria e kandidatëve të propozuar u zgjodhën për t’u shqyrtuar më tej vetëm tetë prej tyre.
Lista e kandidatëve:
1.Leonard Demi
2.Arben Çejku
3.Dritan Demiraj
4.Dashamir Shehi
5.Rexhep Uka
6.Halim Kosova
7.Leka Zogu
8.Visar Zhiti
Kujtojmë se pas mbledhjes së djeshme në selinë blu, deputeti demokrat Tomorr Alizoti është shprehur se nuk bëhet fjalë për proces, pasi nuk ka unifikim të të gjithë grupit parlamentar të PD-së.
Sipas Alizotit, ajo që po ndodh brenda PD-së nuk është më politike, “është një marrëzi.”