AKTUALITET, 19 Maj 2022, 22:52

Goditja e SPAK për grupet kriminale/ Gazetarja Klodiana Lala rrëfen detaje nga dosja

Goditja e SPAK për grupet kriminale/ Gazetarja Klodiana Lala rrëfen

Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar detaje të reja në lidhje me dosjen e SPAK për grupet kriminale që kanë vepruar në Shqipëri në vitet e fundit. Në emisionin ‘Open’, gazetarja foli rreth akuzave dhe arrestimeve të kryera pas rrëfimit të Nuredin Dumanit.

“SPAK ka dy të penduar të drejtësisë që është finalizuar ky operacion i parë me 32 urdhër arreste, mbi bazën e rrëfimeve të Dumanit dhe Enrik Hoxhajt. Ervis Martinaj është i njohur i botës së krimit, është shpallur në kërkim nga SPAK dhe është firmosur urdhër arresti nga Gjykata e Posaçme. Dumani deklaron se Martinaj i premtoi një shumë të konsiderueshme para për të ekzekutuat Endrit Doklen dhe thotë se 100 mijë euro i mori por vrasjen nuk e kreu. Një tjetër emër që është shpallur në kërkim është Suel Çela, ku sipas Dumanit Çela  e kishte kontraktuar për të ekzekutuar dy biznesmenë. Një urdhër arrest të ri ka për Florenc Çapjan ku sipas të penduarve të drejtësi, ky pretendohet se kishte kërkuar vrasjen e Sokol Sanxhaktarit”, tha Lala.

Gjithashtu gazetarja Lala tha se është zbardhur vrasja e Fatmira Dedaj e cila u gjet e masakruar me thikë.

“Për këtë akuzohet Talo Çela , Festim Tali , sepse kishin përplasje me djalin e saj një emër i njohur për trafikun e drogës. Kjo është vetëm një nisje e operacionit të SPAK dhe prej më shumë se 1 muaj Forca Speciale kanë shoqëruar Dumani nga vendi ku ruhet dhe ka shkuar tek vendet ku ka marrë porositë. Pas Adriatik Colit, Dumani është një ndër të penduarit që ka shumë për të thënë për krimin e organizuar dhe mendohet se ka folur edhe për ngjarje të tjerë në Durrës. Nuredin Dumani është i skeduar herët në krim dhe ka humbur shumë nga njerëzit e tij dhe është në konflikt të hapur me Talo Çelën dhe në burg nuk ka asgjë për të humbur, marrja e një statusi të penduarit të drejtësisë ka disa lehtësira , i shpëton dënimit me burgim dhe i garantohet jeta e tij dhe e familjes.”, tha gazetarja.

Pra do merret në mbrojtje familja e tij?

Lala: Padiskutim këto janë kushtet.

“Janë krime që kanë ndodhura në gati një dekadë dhe situatë kërkon hetime të thelluara.”, tha më tej Lala.

Gazetari Armand Bajrami: Deklarimet e dhëna nga Dumani dhe Enrik Hoxhaj kanë qenë një plumb i artë. Ngjarje shumë të rënda, vrasje që janë kryer nga këto grupe kriminale që janë lëshuar urdhër arreste. Por theksoj se çelësi i lidhjes së këtij pazëlli për gati 10 vite ka shërbyer dëshmia e Dumanit dhe Enrik Hoxhaj. Tani ngjarjet janë shpluhrosur dhe bëhet fjalë për 18 dosje. Kur Dumani ka filluar të flasë prokurorët e SPAK kanë nxjerrë nga pluhuri 18 dosje. Ngjarja e Fatmira Dedaj, nuk ka qenë zbardhur më parë… Po ashtu tentativa e vrasjes së Endrik Dokles e parealizuar.

Gazetarja Lala: Mes të arrestuarve është një oficer policie. Mund të them që ky operacion nuk është dekonspiruar nga SPAK. duhet të kemi parasysh që grupet kriminale kanë ndikim në Policinë e Shtetit kanë lidhjet e tyre, paguhen shuma të mëdha parash. Pak ditë më parë më rezultonte një oficer policie në disa ngjarje kriminale dhe mund të jetë i arrestuar, krerët e grupeve kriminale kanë qenë të interesuar të dinë rreth Nuredin Dumanit.

Gazetari Bajrami: Personat më të rëndësishëm të listës nuk janë arrestuar. Florenc Çapja është i kërkuar nga drejtësia por ndodhet jashtë Shqipërisë. Sot nga zyrtarët e lartë u mohua që të ketë pasur dekonspirim. Por fakt është që kemi dy bashkëpunëtorë të policisë. Duhet të dimë që janë plot 18 persona që kanë masa sigurie, por në vijim të këtij hetimi mund të kemi mbase edhe persona të tjerë që mund të pendohet apo të japin të dhëna shtesë./BW