AKTUALITET, 19 Maj 2022, 23:15

A ishte keqbërës Dvorani kur të gjykoi si të pafajshëm për videon me Dritan Priftin? Bushati pyet troç Ilir Metën

A ishte keqbërës Dvorani kur të gjykoi si të pafajshëm

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka qenë i ftuar Presidenti Ilir Meta, përballë disa analistëve. 

Andi Bushati i ka vënë në dukje, faktin se në rastin Dvorani, ka dy qëndrime të presidentit. Ai konsiderohet si keqbërës për ato që Meta i evidenton si shkelje të Kushtetutës, por jo i tillë kur dha verdiktin si i pafajshëm për Ilir Metën në çështjen e videos së famshme me Dritan Priftin. 

Replikat mes analistit dhe Metës: 

Andi Bushati: Nëse Dvorani është një keqbërës, ti thuash keqbërës, por ndërkohë, kur për videon me Dritan Priftit, ju gjykoi ju, nuk thoshit gjë. Kur vendimet na vijnë në favor, janë burra të mirë..

Ilir Meta: Çfarë të thosha unë, jam fajtor? Nuk ka lidhje me këtë çështje.

Andi Bushati: Ka shuëm lidhje. Dvorani është i mirë kur voton pro meje, por i keq kur voton kundër optikës time.

Ilir Meta: Nëse Dvorani do të zbatonte Kushtetutën, cfarë problemi do të kisha unë?

Andi Bushati: Ai ndoshta nuk e ka respektuar Kushtetutën në të dyja rastet...

Ilir Meta: Nëse thua diçka të drejtë, të jap të drejtë. Nëse thua gabim, them e ke gabim.

Andi Bushati: Pra kur ju ka dhënë juve pafajësinë…

Ilir Meta: Ai është përgjegjës, sepse është njoftuar nga Presidenti respekto rradhën, etj. Nuk kam problem personal.

Andi Bushati: Problemi është te dy standartet. Nëse Dvorani është i shitshëm dhe i bleshëm, kjo kompromenton edhe çështjen tuaj. Ngre dyshime.