AKTUALITET, 19 Maj 2022, 22:17

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e prokurori”, gazetari Artan Hoxha tregon prapaskenat: Bosët e krimit janë...

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e

Gazetari investigativ Artan Hoxha duke komentuar operacionin e SPAK, i cili lëshoi 32 urdhër arreste, nga të cilat janë arrestuar 18 persona ka deklaruar se bosët e krimit në Shqipëri kanë informator në polici dhe prokurori.

Gazetari Hoxha tha se këta janë personazhe me buxhet të madh dhe kanë pasur me rroga mujore punonjës të policisë dhe shefa krimesh. Sipas tij, ta janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre.

“Prej plumbit që u qëllua Dumani erdhi edhe e gjithë kjo që ka ndodhur mbrapa. Dy ditë më parë gjykata ka firmosur urdhër arrestet. Dje ka firmosur kontrollet e banesave. Sot kemi nga 32 urdhër arreste kemi 9 urdhër arreste janë ekzekutuara, 9 ishin në burg dhe pjesa tjetër 14 nuk janë kapur. Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët. Ata që ne i quajmë bosët e krimit në Shqipëri, më tepër ata e drejtojnë biznesin e tyre në portet e Evropës. Por më rezulton se disa ata janë në territorin e Shqipërisë. Këto persona duhet të merren nën vëzhgim nga policia. Janë personazhe me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe prokurori. Ata kanë pasur me rroga mujore punonjës të policisë, shefa krimesh. Ata janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre. Policia kreu kontrolle në 28 banesa”,-tha Hoxha për emisionin ‘Opinion’.