AKTUALITET, 19 Maj 2022, 22:22

200 mijë euro për kokën e Sanxhaktarit? Çapja i dërgon mesazh Live gazetarit në studio, ja çfarë i shkruan

200 mijë euro për kokën e Sanxhaktarit? Çapja i

Gazetari Spartak Koka ka lexuar një mesazh që sipas tij i është dërguar nga Florenc Çapja. Ky i fundit përmes SMS-së kërkon që të mohojë akuzat e ngritura nga Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë që dëshmoi se nga Çapja kishte marrë 200 mijë euro për të eliminuar Sokol Sanxhaktarin. I NDODHUR NË “Opinion”, Koka tha se në mesazh, Çapja i shkruan se Dumanin e ushtarin e tij Henrik Hoxhaj as nuk e ka parë e as nuk e ka dëgjuar ndonjëherë.

“Më dërgojnë një mesazh në telefonin e emisionit “Uniko”. Personi në fjalë pretendon se është Florenc Çapja. Ai i referohet dëshmisë së dhënë nga Nuredin Dumani, që thotë se i ka dhënë 200 mijë euro për të eliminuar Sokol Sanxhaktarin, dhëndrrin e Qazim Sejdinit, ish-kryebashkiakut të Elbasanit. Ai thotë se këta persona as nuk i ka dëgjuar dhe as nuk i ka parë ndonjëherë në jetën e tij. Kështu thotë, po na ndjek live tani nga Dubai,”- tha Koka.