TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit "Stresi", ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me vrasjen e mikut të tij Brilant Martinaj, në atentatin e sotëm në Fushë Krujë, ku 22-vjeçari u ekzekutua së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Përmes një postimi në Instastory, Stresi ka ndarë bisedën e fundit me Martinaj, ku shihet se ata janë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

“Zemra e vllait, krejt botën ma përmbyse”, shkruan Stresi në mbishkrimin e fotos.
Pak më herë u publikua dhe një video ku këngëtari shihet nën shoqërinë e Martinaj në një berberhane në Kosovë.
Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë. Në të u dogjën brenda Martinaj dhe Hoxha, ndërkohë që Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.