AKTUALITET, 17 Korrik 2022, 22:04

VIDEO/ Dyshohet se ishte objektivi i atentatit në Fushë-Krujë, dalin pamjet e Brilant Martinaj nën shoqërinë e Stresit

VIDEO/ Dyshohet se ishte objektivi i atentatit në Fushë-Krujë,

Brilant Martinaj, 22-vjeçari, që mbeti i vrarë në atentatin me tre viktima në mbikalimin e Fushë-Krujës rezulton të jetë shok këngatarin e njohur të muzikës rep, Stresi.

Martianaj është parë shpeshherë në postimet në rrjete sociale me këngtarin e njohur, siç është dhe kjo video e fundit e takimit mes të dyve.

Nga pamjet ata shihen në krahë të njëri tjetrit në një berberhane që dyshohet se është në Kosovë, ku Martinaj qëndron i ulur në kolltukun e sallanit estetik, ndërkohë që Stresi qëndron në këmbë.


Dyshohet se pas vrasjes së efektivit Xhuljo Prela, krim për të cilin Martinaj ishte shpallur në kërkim, ai është larguar drejt Kosovës për t’i shpëtuar prangave.

Kujtojmë se Martinaj u ekzekutua në një atentat së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë. Në të u dogjën brenda shtetasit Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha, ndërkohë që Diklen Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.

Brilant Martinaj dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit.