AKTUALITET, 21 Shkurt 2023, 12:38

Kalon për gjykim çështja e inceneratorit të Elbasanit, refuzohet kërkesa e Kokës dhe Bllakos për gjykim të shkurtuar

Kalon për gjykim çështja e inceneratorit të Elbasanit,

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimin ndaj Lefter Kokës, Alqi Bllakos dhe tetë të pandehurve të tjerë në lidhje me aferën me Inceneratorin e Elbasanit.

GJKKO ka refuzuar kërkesën e tyre për gjykim të shkurtuar të kësaj çështjeje.

Në seancën e kaluar, ish ministri Lefter Koka dhe ish deputeti i PS Alqi Bllako kërkuan pushimin e akuzave ndaj tyre. Ata kanë hedhur poshtë akuzat për pastrim parash dhe rolin e tyre aferën e Inceneratorit të Elbasanit.