AKTUALITET, 21 Shkurt 2023, 14:12

Temperaturat do të arrijnë deri në 20°C, ja si parashikohet moti për nesër

Temperaturat do të arrijnë deri në 20°C, ja si parashikohet

Sinoptikanët thonë se dita e mërkurë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.

Në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore parashikohet të ketë prezencë të mjegullës së dendur.

Meteorologët e SHMU, thonë se era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 7m/sek duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 1 deri 18°C
në zona e ulëta 2 deri 20°C
në zona bregdetare 6 deri 20°C.