TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aleati i parë jopolitik i Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore të 14 majit është Konfederata e Sindikatave Shqiptare.
Këtë e ka deklaruar kryetari i KSSH-së, Kol Nikollaj, gjatë një takimi ditën e some me zyrtarët socialistë, Damian Gjiknuri, Anila Denaj dhe Eridian Salianji.
“Bashkë me Anilen dhe Damian Gjiknuri zhvilluam një takim pune me përfaqësinë e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë të kryesuar nga z. Kol Nikollaj ku diskutuam mbi konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Partisë Socialiste dhe KSSH-së me fokus primar mbrojtjen e interesit të punëtorëve në sektorët kyç të ekonomisë.
Si një strukturë sindikale partnere, KSSH angazhohet për të mbështetur Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 Majit në të 61 bashkitë e vendit”, shkruan Salianji.
Në çdo vend të botës sindikatat kanë për detyrë të mbrojë interesat e sindikalistëve, por në Shqipëri ndodh e kundërta, mbrojnë qeverinë.