TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa Saimir Tahiri po vuan dënimin e dhënë nga Apeli i GJKKO për shpërdorim detyre, SPAK ka bërë rekurs në gjykatën e Lartë për ish-ministrin, ku kërkon rikthimin e çështjes në Apel.
Sipas News 24 SPAK kërkon cilësimin e veprës “Trafikim në kuadër grupit strukturuar”, duke dalë kështu kundër dënimit për ‘shpërdorim detyre’.
SPAK Kërkon nga ana e Gjykatës së Lartë kthimin në Apel të çështjes për ish-ministrin me një trup të re gjyqtarësh. E njëjta masë është kërkuar dhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.
Bëhet me dije se të pandehurit pritet të bëjnë gjithashtu gjatës kësaj jave rekursin e tyre në Gjykatën e Lartë.




