AKTUALITET, 3 Prill 2026, 13:30

VIDEO/ Fillon përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, forcat speciale shoqërojnë kryebashkiakun e Tiranës

VIDEO/ Fillon përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, forcat speciale

Këtë të premte ka mbërritur në Gjykatën Administrative, i ardhur nga qelia e Durrësit, Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj do të jetë në seancë për një gjyq administrativ me prokurorin e çështjes së tij, Olsi Dado.

Nga ana e palës së Veliajt pretendohet se emërimi i Dados bie ndesh me ligjin.

Nga ana tjetër, prokurori Olsi Dado nuk ka dhënë asnjë deklaratë apo reagim për çështjen.

Nga pamjet e siguruara, Erion Veliaj është shoqëruar nga të paktën 7 forca speciale, derisa të mbërrinte nga furgoni në Gjykatë.