AKTUALITET, 18 Nëntor 2024, 13:35

Zbardhet dëshmia/ 'Erdhëm për të mbjellë flokët', kolumbiani dhe 2 venezuelianët mohojnë të kenë lidhje me trafikun e kokainës!

Zbardhet dëshmia/ 'Erdhëm për të mbjellë

Avokati mbrojtës i dy shtetasve nga Venezuela në mesin e të arrestuarve për laboratorin e gjetur në Fushë Krujë foli për gazetaret.

Ata kanë thënë se janë paragjykuar pasi janë nga vende të Amerikës Latine.

Kolumbiani Hiëlen Ledezma Narvaez, dhe 2 venezuelianët, Joze Ramon Zacarias Vasquez e Samuel Alfonso Moreno Serrano kanë mohuar të kenë lidhje me trafikimin e kokainës.

 Ata janë shprehur para gjykatës se kanë ardhur në Shqipëri për turizëm dhe për të mbjellë flokët

Njëri prej tyre ka thënë se ka ardhur në Shqipëri për të mbjellë flokët, ndërsa tjetri ka thënë se e arrestuan pasi po hante drekë me personat e arrestuar të përfshirë në trafik droge.

“Po më paragjykojnë, unë kam ardhur si turist”, mësohet të ketë thënë ai.