AKTUALITET, 18 Nëntor 2024, 10:49

Rama me ironi: Këta Sude e Rrapushë janë vetëshpallur si shpëtimtarë, duan t’u shesin pensionistëve qilima fluturues

Rama me ironi: Këta Sude e Rrapushë janë vetëshpallur si

Kryeministri Edi Rama nuk e kursyer ironinë drejt opozitës, ndërsa po mban fjalën këtë të hënë në Kuvend.

Rama: Është bërë shesh për përsheshet e lloj lloj spekulantëve që janë vetëshpallur si shpëtimtarë dhe kanë nxjerrë në Pazar qilimat fluturues të Sudes dhe Rrapushit, herë me fytyrën e rrudhur. Ata që s’kanë punuar një ditë të vetme për shtetin që kanë marrë rrugët në një përpjekje të zhurmshme për t’u shitur pensionistëve  qilima dhe shqiptarëve një tufë përrallash të 1001 netëve kanal më kanal, portal më portal dhe rrjet më rrjet.

Ndërkohë që këta Sude dhe këta Rrapushë do të na ndihmojnë siç kanë bërë në të shkuarën për ta bërë shumë të qartë dallimin mes ecjes sonë të mëtejshme dhe sjelljet qafëthyese mbi qilimat e përrallave të tyre, dua ta them këtu punën e mirë që kemi bërë në këto vite.

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën gjatë fjalës së tij në Kuvend për projektbuxhetin 2024.

“Sudet dhe Rrapushët kanë nxjerr në pazar qilimat fluturues në prag të ballafaqimit elektoral”, tha Rama gjatë fjalës në Kuvend.

Kreu i qeverisë u shpreh se “këtë shitës qilimash flutures kanë marrë rrugët për tu shitur pensionistëve qilima dhe shqiptarëve një tufë përrallash të 1001 netëve”.

Edi Rama: Ka shumë për të thënë për temën e pensioneve e cila në vigjiljen e ballafaqimit elektoral është bërë shesh për përshesh të lloj lloj spekutalantësh që janë vetëshpallur si shpëtimtarë të pensionistëve dhe kanë nxjerrë në Pazar qilimat fluturues të Sudes dhe Rrapushit. Herë me fytyrën e rrudhur nga rënia prej fikut të pushtetit dhe herë me fytyrën e djersitur por plot oreks për pushtet këtë shitës qilimash flutures, disa të njohur për punë të këqija, disa të panjohur sepse nuk kanë punuar akoma asnjë ditë të vetme për shtetin, kanë marrë rrugët për tu shitur pensionistëve qilima dhe shqiptarëve një tufë përrallash të 1001 netëve.

Por ndërkohë që këto Sude dhe Rrapush do të ndihmojnë për të bërë të qartë dallimin mes ecjes sonë në rrugën e shtetbërjes europiane dhe ecjes qafëthyese mbi qilimat e përrallave të tyre, dua të sjell këtu vetëm një shumë fakte të punës së mirë që kemi bërë. A e dini psh që mësueset me 38 vite pune që kanë dalë në pensione përpara se ne të vinim në qeveri merrnin 23 mijë lekë pension, ndërsa çdo mësuese me të njëjtat vite pune e ka 36 mijë leke pas daljes në pension pas 2014.