AKTUALITET, 18 Nëntor 2024, 13:20

Me masë sigurie/ Monika Kryemadhi shkon në SPAK me vajzën: Erdha të marr dosjen!

Me masë sigurie/ Monika Kryemadhi shkon në SPAK me vajzën: Erdha

Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputete e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Teksa është shfaqur në godinën e organit të akuzës, ligjvënësja është shprehur se ndodhej aty për të marrë dosjen për të cilën akuzohet, në lidhje me fshehje pasurinë.

“Erdha që të marr dosjen”, ka thënë shkurtimisht Kryemadhi, pa dhënë detaje të tjera.

Për këtë çështje GJKKO i ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje”, me kërkesë të SPAK, kurse bashkëshorti i saj me të cilin është në proces divorci, Ilir Meta, qëndron i paraburgosur prej arrestimit më 21 tetor të këtij viti, me 3 vepra penale.

Me masë sigurie/ Monika Kryemadhi shkon në SPAK me vajzën: Erdha