TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pak pasi ish-kryekomunari i Shëngjinit, Salvador Kaçaj la godinën e Prokurorisë së Posaçme, një tjetër ish-politikan është shfaqur në institucion.
Ka qenë ish-deputeti socialist Armando Prenga, ai që ka shkuar në SPAK ditën e sotme (18 nëntor) për të dhënë shpjegime.
Nuk ka ende informacione rreth çështjes për të cilën do pyetet, por mësohet se ish-ligjvënësi ka dhënë shpjegime, sikurse të gjithë politikanët e tjerë, për dosjen e “21 Janarit”.
SPAK po zhvillon hetime për ngjarjen e 13 viteve më parë, ku u vranë nga Garda e Republikës 4 protestues të opozitës së atëhershme, mazhoranca e sotme.
Prenga e la mandatin e deputetit në muajin shkurt të vitit 2017, pak para zgjedhjeve të përgjithshme. prokuroria e kishte akuzuar në lidhje me formularin e Dekriminalizimit, teksa ish-deputeti dorëzoi më tej në Kuvend mandatin e deputetit.
