AKTUALITET, 10 Dhjetor 2024, 22:21

Zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit: Vetëm e shtyva dhe nuk doja ta vrisja, por më tha se gruaja jote i zgjidh vetë 'hallet' e saj!

Zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit: Vetëm e shtyva dhe nuk doja ta

Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar për vrasjen e shokut të tij Branko Shkoza më 2 Dhjetor.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se pas arrestimit dhe marrjes në pyetje, 35-vjeçari Majlind Hatibi ka deklaruar se nuk donte ta vriste 33-vjeçarin dhe se vetëm e shtyu, duke menduar se do dilte vetë nga kanali i cekët.

Dëshmia e 35-vjeçarit:

“Nuk kam dashur ta vras Brankon, por e kam shtyrë duke menduar se ai do të mund të dilte nga uji, sepse aty është cekët. Isha i nxehur për shkak se ai më kishte ngacmuar gruan. I thashë të mos e ngacmonte më. Ai më tha gruaja jote i zgjidh vetë problemet e veta.

Në këto kushte e shtyva. Të nesërmen mora vesh që nuk kishte shkuar në shtëpi dhe i familja po e kërkonte. Shkova te  kanali dhe pashë që ndodhej i mbytur në ujë disa metra më larg.

U pendova për veprimin tim. Më vonë shkoi policia atje dhe pashë një ambulancë që e mori. Mendova që nuk do merrej vesh ajo që kisha bërë, por do merrej si një rënie nga pakujdesia”.