TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqetësimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut mbi rrezikun e gjyhës shqipe i është bashkuar edhe kryeministri Edi Rama.
Në reagimin e parë mbi këtë çështje, për të cilën pak kohë më parë kreu i BDI Ali Ahmeti i ishte drejtuar edhe me një letër, Rama tha se ky Labirinth juridik duhet t’i përkiste të shkuarës.
Përmes fjalëve të politikanit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Arbën Xhaferri, në një aktivitet kushtuar përkujtimit të veprës patriotike të tij, nga Tirana Rama tha se shqipja nuk është çështje ligjesh, por materie që ka bashkuar dy popujt.
"Është në një kontekst të pashpjegueshëm për mua në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Unë nuk them që ata që besojnë në Gjykatën Kushtetuese të vendeve të tjera e kanë gabim, por unë mendoj se çka shqipja ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut nuk është çështje e Gjykatës Kushtetuese, nuk është çështje e ligjeve apo vullneteve të përkohshme të partive politike. Them të përkohshme se partitë politike zgjidhen 1 herë në 4 vjet dhe herë janë në një anë herë në tjetrën, por gjuha shqipe në Maqedoninë e veriut është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme që jo vetëm të mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut, por edhe të ushqejë një frymë dhe një mënyrë të parit të bashkëjetesës mes dy popujve shtetformues të Maqedonisë së veriut, maqedonasve dhe shqiptarëve. Në një sens si ai që Arbën Xhaferri e tregon si ëndrrën e tij më të madhe, në sensin e integrimit të dy popujve shtetformues të Maqedonisë së Veriu në sistemin e vlerave perëndimore, poltike etike e kulturore. Kjo është një gjë shumë e madhe për tu futur në labirinthe juridike që tanimë i përkasin të kaluarës, pasi shumë vite më parë Arbën Xhaferri dhe Ali Ahmeti bashkë me të tjerë, por unë këta të dy kam si dy kokat e shqiponjë së Ohrit, u vendos në piketat e bashkëjetesës paqësore dhe e shtet ndërtimit europian të Maqedonisë së atëhershme dhe Maqedonisë së Veriut sot. Nuk u vendos nga Xhaferri dhe Ahmeti, por nga shqiptarët të përfaqësuar në tavolinë nga Xhaferri dhe të vendosur në male nga Aliu dhe maqedonasve të përfaqësuar nga përfaqësuesit e tyre më të lartë të kohës.
Janë kohëra të vështira dhe s’dimë si do i marrin, si ‘mora pushkën mora malit të luftoja për atdhe ku ta dija unë i shkreti që armiku ishim ne’. Unë uroj që ti të mos biesh kurrë hero se na duhesh dhe rruga është akoma e gjatë.
Zanafillën e këtij debati, kreu i qeverisë shqiptare nuk e gjen te popujt, por udhëheqësit.
"Problemi nuk janë popujt në vetvete, janë udhëheqjet, që në vend që ta kurojnë këtë strabizëm etno-poltiik, në fakt e përdorin dhe e shfrytëzojnë duke u përpjekur në vazhdimësi që objektin e diskutimit dhe të nevojës për të mos e parë shtrembër njëri tjetrin ta spostojnë nga qendra e ta devijojnë aty ku sheh syri etno-strabik, e kështu krijohet një vazhdimësi e imponuar jo nga popujt por nga udhëheqjet për të stimuluar shikimin e të ardhmes me sytë e të shkuarës", u shpreh Rama.
Ligji për përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut pritet të shqyrtohet nesër, 11 dhjetor, në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Vendimi për kushtetutshmërinë e ligjit ka shkaktuar reagime të forta politike.
Çfarë është Ligji për përdorimin e gjuhëve?
Me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, institucionet shtetërore në Maqedoninë e Veriut detyrohen të lejojnë përdorimin zyrtar të gjuhëve që fliten nga të paktën 20% e qytetarëve të vendit. Kjo përfshin gjuhën shqipe, e cila përmendet si gjuha e një pjese të konsiderueshme të popullatës dhe përkufizohet në nenin e parë të këtij ligji. Sipas këtij ligji: Shqiptarët kanë të drejtën të përdorin gjuhën shqipe në të gjitha institucionet shtetërore, si edhe dokumentet zyrtare mund të jenë në të dy gjuhët.
Shfuqizimi i ligjit ka të bëjë me të drejtën e përdorimit të gjuhëve në hapësirën publike, një e drejtë e madhe kushtetuese, që shqiptarët e arritën me shumë përpjekje. Ajo u sanksionua në Marrëveshjen e Ohrit me ligj të veçantë. Shfuqizimi i ligjit do të cenonte statusin zyrtar të gjuhës shqipe në nivel kombëtar. Shqiptarët do të humbisnin disa të drejta të garantuara aktualisht, si përdorimi i shqipes në administratën publike, dokumentacionin shtetëror dhe institucionet tjera zyrtare.