AKTUALITET, 19 Prill 2022, 13:42

Yuri Kim takim me kreun e ri të KLP: SHBA do të vazhdojë të mbështesë të gjithë elementët e Reformës në Drejtësi

Yuri Kim takim me kreun e ri të KLP: SHBA do të vazhdojë të

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim është takuar këtë të martë me kreun e ri të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla. 

Ambasadorja thotë në një postim në rrjetet sociale se është thelbësore që KLP të bëjë punën e saj me integritet dhe transparencë. Më tej, Kim shton se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë Reformën në Drejtësi.

“U takova me Fredi Ballën për t’i uruar sukses në postin e tij të ri si Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Thelbësore që KLP të bëjë punën e saj me integritet dhe transparencë për të siguruar standarde të larta dhe llogaridhënie të prokurorëve. SHBA do të vazhdojë të mbështesë të gjithë elementët e reformës në drejtësi”, shkruan Kim.