TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije për herë të parë se është ankuar zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.
Diplomatja amerikane ka qenë në fokus të akuzave të kreut të shtetit, ku shpesh herë e ka quajtur si të korruptuar, apo të njëanshme.
Fakti që Meta e ka denoncuar ambasadoren te Shtëpia e Bardhë është zbuluar nga vetë presidenti teksa u përgjigjej pyetjeve të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.
Kujtojmë që këtë të martë Meta ka publikuar në faqen zyrtare të Presidencës përgjigjet mbi 72 pyetjet që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese i drejtuan atij gjatë shqyrtimit të vendimit të Kuvendit për shkarkimin e kreut të shtetit.