AKTUALITET, 7 Maj 2025, 17:54

Vrasja në Has/ Motra e viktimës goditi prindërit e autorit një ditë më parë, 41-vjeçari i zuri pritë afër banesës

Vrasja në Has/ Motra e viktimës goditi prindërit e autorit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në fshatin Plan në Has.

Motra e viktimës goditi me shkop prindërit e autorit një ditë më parë.

Ylber Jaku është autori i vrasjes së Ryshyt Sallahut. Sherri me sende të forta mes familjes Sallahu dhe Jaku ndodhi për motive pronësie.

Sot policia e arrestoi 21-vjeçaren, motrën e viktimës, por konfliktin e la të hapur, duke mos e parandaluar ngjarjen tragjike.