AKTUALITET, 7 Maj 2025, 19:03

Krimi në Has/ 21-vjeçarja i dhunoi prindërit pas sherrit për pronën, djali kthehet nga Anglia dhe i vret vëllanë

Krimi në Has/  21-vjeçarja i dhunoi prindërit pas sherrit

Prona është bërë shkak për konfliktin e zhvilluar mes dy familjeve në Has. 34 –vjeçari Ryshyt Sallahu u vra ditën e sotme me armë nga 41-vjeçari Ylber Jaku, për motive pronësie.

Sherri sipas informacioneve ka nisur një ditë më parë, ku disa persona të fisit Sallahu në mesin e tyre edhe një vajzë 21 vjeçare kanë dhunuar çiftin e moshuar A. Jaku 65 vjeç dhe V. Jaku 60 vjeçe (bashkëshortë) ku gruaja vijon në spital në gjendje të rëndë.

Ka qenë 21-vjeçarja Artiola Sallahu, ajo e cila me një send të mprehtë, dyshohet sëpatë, ka goditur ciftin Jaku, e cila më pas është arrestuar nga uniformat blu.

Ndërkohë ABC News mëson Ylber Jaku jetonte në Angli, dhe pas konfliktit në të cilin ishin dhunuar prindërit e tij, ka prerë biletën dhe më pas ka mbërritur në Has, aty ku edhe ka kryer vrasjen.