AKTUALITET, 25 Prill 2025, 10:22

Fushata/ Mziu dhe nipi i tij dhunojnë një person, policia e referon ngjarjen në SPAK! Çfarë ndodhi pas takimit elektoral të PD në Bulqizë

Fushata/ Mziu dhe nipi i tij dhunojnë një person, policia e referon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë pas një takimi elektoral të Partisë Demokratike. Policia thotë se Xhelal Mziu dhe nipi i tij kanë dhunuar një person, duke e goditur atë me grusht.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 13:00 në fshatin Ostren, në ambientet e jashtme të njësisë administrative.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren”, thote policia.

Ndaj dy personave është ngritur akuza për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, duke u hetuar për dhunën e ushtruar pas një takimi politik. Pas kalimit të çështjes në SPAK, pritet të merren masa ligjore ndaj xhaxhait e nipit, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren.