AKTUALITET, 7 Korrik 2023, 21:43

Vuçiç flet i tensionuar në krah të Ramës: Mos më pyesni për Kosovën

Vuçiç flet i tensionuar në krah të Ramës: Mos
Rama dhe Vuçiç sonte në Beograd

Kryeministri Rama dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë zhvilluar një takim mes tyre në Beograd mbrëmjen e kësaj të premteje. Pas takimi që zgjati rreth 40 minuta ata kanë kanë dalë para mediave. Për fat të keq asnjë nga mediat shqiptare nuk e transmetoi LIVE konferencën pasi as ERTV nuk e mundësoi lidhjen LIVE.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kanë biseduar edhe për situatën në veri të Kosovës dhe për qëndrimet e tyre shpeshherë të ndryshme.

Vuçiq megjithatë ka thënë se nuk do të ishte e drejtë dhe korrekte që në një konferencë për shtyp të shpreh qëndrimet e tij në prani të kryeministrit të Shqipërisë, shkruajnë mediat serbe.

Kreu i shtetit serb ka thënë se dallimet që kanë do t’i lënë për vete dhe për ecurinë e mëtjeshme të bisedimeve që do të kenë.

“Dallimet dhe mënyrat tona do t’i lëmë për ne dhe për ecurinë e mëtejshme të bisedimeve sonte”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se Rama ka shkuar gjithmonë në Serbi, sado të ndryshme të jenë pikëpamjet e tyre për disa çështje.

Gazetarët që ishin të pranishëm raportuan se Vuçiç tha se nuk ishte njohur me draftin e Ramës për Asociacionin. Kreut të shtetit serb nuk i ka pëlqyer që Rama i quajti “kumbarë” Macron dhe Scholz. Në fund ka pasur një lloj tensioni mes të dyve edhe pse u duk se ata kishin rënë dakord që të mos flisnin për veriun e Kosovës. Më pas Vuçiç i ka kërkuar një gazetareje serbe që të mos ta pyeste për Kosovën dhe pasi është përgjigjur shkurt është larguar.

Më herët Vuçiç foli me superlativa për nismën “Ballkani i hapur”, ndryshe nga Rama që duket se e ka mbyllur atë temë.

“Shkëmbimi mes vendeve tona është rritur ndjeshëm dhe kjo përkon me Ballkanin e Hapur dhe marrëdhëniet më të mira politike. E mirëpresim angazhimin e Shqipërisë në Kongresin e Berlinit. E dimë që kryeministri Rama do të investojë energji të jashtëzakonshme për të arritur rezultate të rëndësishme. Gjatë darkës do të vazhdojmë të flasim, besoj se do të kemi edhe disa orë për të folur. Ne nisëm nismën e Ballkanit të Hapur gjë që solli përfitime për secilin prej nesh, në radhë të parë qytetarët tanë. Kjo nismë mund të kontribuojë në bashkimin e mëtejshëm të njerëzve dhe për një standard më të mirë jetese për të gjithë qytetarët tanë. Do të kemi takime të përbashkëta edhe në periudhën e ardhshme,” – tha Vuçiç.

Ndërsa Rama i ka kushtuar rëndësi diskutimit të çështjeve.

“Ne nuk mund të biem dakord për gjithçka, por do të bëjmë çmos për të avancuar procesin e bashkëpunimit dhe paqes. Me tensionet në veri të Kosovës shmangim shprehjen publike të opinioneve për të mos përkeqësuar situatën. Ne u takuam në kuadër të një vizite në të gjitha kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor që janë të lidhura dhe të lidhura me samitin që do të jetë pjesë e procesit të Berlinit dhe për të diskutuar tema me interes të përbashkët. Me tensionet që janë prezente në veri të Kosovës, ne shmangim shprehjen publike të opinioneve tona, që të mos përkeqësojmë situatën dhe ta kthejmë në drejtim të gabuar,” – tha Rama.