TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali pasi akuzohet si i dyshuar për vrasjen e një biznesmeni.
Bëhet fjalë për shtetasin Ilir Leba, 48-vjeç, i cili ishte vetëdorëzuar në polici pas ngjarjes, ku dyshohet se kishte qëlluar 15 herë me thikë biznesmenin Tommaso Dini. Sipas mediave italiane, shqiptari kishte shkuar në komisariat kur Dini ndodhej në spital në gjendje kritike për jetën, duke rrëfyer sherrin mes tyre.
Por pas disa orësh gjendja e agjentit imobiliar, u përkeqësua dhe humbi jetën. Më pas shqiptari Ilir Leba u shoqërua në paraburgim, ku u ngrit ndaj tij dhe akuza e vrasjes.
Siç shkruan “Corriere”, i arrestuari dhe viktima njiheshin më herët.
Tommaso Dini, 50 vjeç, u godit me thikë në “Piazza Piave” në Scandicci të shtunën mbrëma, përballë agjencisë së tij të pasurive të paluajtshme. Ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.
Autori i dyshuar, shqiptari Ilir Leba, punonte si murator dhe banonte në Scandicci si edhe viktima. Shqiptari është ortak në një kompani ndërtimi së bashku me vëllain e tij.
Hetuesit italianë dyshojnë se mes të dyve ka pasur mosmarrëveshje në të kaluarën për çështje pune dhe ekonomike, e në këtë drejtim po zhvillohen hetimet.
Të dielën, 48-vjeçari u paraqit me avokatin e tij në Komisariat disa orë pasi kishte goditur 15 herë me thikë biznesmenin italian, e Tommaso Dini ishte ende në jetë. Por shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun Solliccian, pasi mjekët njoftuan vdekjen e italianit.
“Ansa” shkruan se thika me të cilën shqiptari ka goditur biznesmenin, nuk është gjetur ende.
Ilir Leba jeton prej shumë vitesh në Itali dhe ka qenë i arrestuar më parë.