TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria i është bashkuar koncertit maratonë të transmetuar në 20 vende të Europës për mbledhjen e fondeve për ndihma humanitare në Ukrainë. Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar videon e realizuar nga RTSH, ku këngëtari Bojken Lako këndon “Këngën e Trimave” nga filmi “Udha e Shkronjave”.
"Me Këngën e Trimave nga filmi “Udha e shkronjave”, Shqipëria i bashkohet koncertit maratonë, transmetuar në 20 vende të Evropës, si një mundësi për mbledhjen e fondeve për ndihma humanitare në Ukrainë. Video e realizuar nga Radio Televizioni Shqiptar me mesazhin sensibilizues #StopWarInUkraine”, shkruan Rama.