AKTUALITET, 27 Mars 2022, 17:42

25 vite OSBE në Shqipëri, Xhaçka: Një çerek shekulli që vendi ka evoluar nga 1997-ta

25 vite OSBE në Shqipëri, Xhaçka: Një çerek

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka kujtuar sot 25-vjetorin e prezencës së OSBE-së në vendin tonë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministrja ka shprehur mirënjohjen për rolin e OSBE-së në vendin tonë dhe mbështetjen që ka dhënë në reformat e rëndësishme.

Xhaçka shkruan se kjo traditë e shkëlqyer bashkëpunimi po vazhdon nën drejtimin e ambasadorit të OSBE-së në vendin tonë, Vincenzo Del Monaco

“25 vjet nga prezenca e OSBE në Shqipëri. Një çerek shekulli në të cilin Shqipëria ka evoluar nga anarkia e vitit 1997 në një vend që mbajti një Kryesi të suksesshme të OSBE-së dhe aktualisht qëndron në KS të OKB- së.

Shqipëria i është mirënjohëse OSBE- së për rolin e saj në këtë transformim dhe mbështetjen e vlefshme për reformën ligjore, zgjedhore, administrative dhe pronësore si dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit dhe ngritjen e kapaciteteve në të gjitha fushat.

E lumtur që kjo traditë e shkëlqyer bashkëpunimi po vazhdon nën drejtimin e ambasadorit Vincenzo Del Monaco, i cili po shkon përtej thirrjes së detyrës për të mbështetur prioritetet e përbashkëta, si Gratë, Paqja dhe Siguria”, shkruan Xhaçka.