AKTUALITET, 27 Mars 2022, 16:13

Riaktivizohet një vatër zjarri në Shkodër, situata problematike për shkak të terrenit të vështirë

Riaktivizohet një vatër zjarri në Shkodër, situata

Një vatër zjarri në Shalë të Shkodrës është riaktivizuar pasditen e sotme. Sipas autoriteteve, situata paraqitet problematike.

Kjo për shkak se flakët kanë marrë përmasa të mëdha ndërsa është vlerësuar edhe kërkesa për ndërhyrjen nga ajri.

Roja mjedisore bashkë me disa banorë janë munduar të ndërhyjnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, por është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.