TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja me armë zjarri në Shkodër ku viktimë ka mbetur 74-vjeçari Lulash Qepuri. I moshuari mësohet se është vrarë në lokalin e tij në rrethana ende të paqarta, ndërsa djali i tij ka telefonuar policinë duke i treguar se i kanë vrarë të atin.
Lulash Qepuri nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shkodrës. Në vitin 2011, është arrestuar pasi gjatë një kontrolli në lokalin dhe banesën e tij u gjetën armë zjarri dhe fara kanabisi.
Sa i përket ngjarjes së kësaj mbrëmje, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur të tjera detaje. Sakaq, janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.