AKTUALITET, 15 Qershor 2022, 19:58

Protesta kundër rritjes së çmimeve, aktivisti: Shqipëria është në krizë, duan të na përçajnë se vetëm kështu na sundojnë

Protesta kundër rritjes së çmimeve, aktivisti: Shqipëria

Vijon protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve. Pedagogu dhe aktivisti Arlind Qori duke folur në podium, deklaroi se Shqipëria është në krizë dhe se po pasurohen gjithnjë e më shumë një grup të pasurish, dhe po varfërohen drejt skamjes të varfrit.

“Shqipëria është në krizë sepse qeveria nuk ka menduar asnjëherë për pavarësinë energjetike dhe sigurinë ushqimore. Kemi një model ekonomik që bazohet tek vjedhja, tek spekulimi. Mbillet kanabis dhe jo drithë.

Hapen qendra tregtare dhe mbyllen fabrikat e uzinat, domosdoshmërisht jemi në krizë, sepse këta që na kanë qeverisur në 30 vjet dhe këta që na qeverisin sot kanë menduar si të na përçajnë, sepse kështu ata mund të na sundojnë, të na poshtërojnë.

Shqipëria është në krizë sepse të gjitha partitë kanë ngritur një sistem politik ku populli nuk e merr dot iniciativën, nuk kërkon dot miratimin me referendum të një ligji, nuk merr do t iniciativën për të ribërë kushtetutën”, u shpreh Qori.