TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama i doli sërish në krah Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për “politico.eu”, Rama foli për mos vendosjen e sanksioneve nga Serbia drejt Rusisë, duke kërkuar mirëkuptim për pozicionin e Beogradit.
“Duhet të kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë të ndryshëm nga shumë vende të tjera, për shkak të historisë së saj, për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë”, tha Rama.
Ai deklaroi se beson se Serbia duhet të vendosë sanksione, por paralajmëroi se Beogradi, i cili është kryesisht i varur nga Moska për furnizime me energji, nuk duhet të bëhet presion për të bërë shumë shpejt.
“Është vetëvrasëse për ekonominë e tyre. Presioni i tepërt perëndimor ndaj Serbisë mund të jetë i dëmshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor,” paralajmëroi Rama.
“Ne ndonjëherë duhet të durojmë bashkë me të tjerët dhe të kuptojmë se çfarë po ndodh, përndryshe nuk mund ta mbajmë këtë komunitet të bashkuar për qëllime më të larta dhe më të mira”, theksoi ai.
“Mendoj se Serbia është në rrugën e duhur. Sigurisht, jo me shpejtësinë që mund të na pëlqejë apo mund të dëshirojmë. Por, më besoni, skenarët e tjerë janë vërtet shumë të këqij për të gjithë dhe, veçanërisht, për këtë rajon”, tha Rama.