AKTUALITET, 5 Dhjetor 2025, 10:18

Vrasja e Mondi Mëhallës, mbahet gjyqi ndaj ish-ortakut të biznesmenit dhe rojës së karburantit! Seanca me dyer të mbyllura

Vrasja e Mondi Mëhallës, mbahet gjyqi ndaj ish-ortakut të

Zhvillohet sot seanca në Gjykatën e Elbasanit për vlerësimin e masave të sigurimit ndaj Xhino Agos dhe Kujtim Pishës, të cilët u arrestuan pas vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, krim i ndodhur mbrëmjen e 30 Nëntorit.

Seanca nisinë orë 10:00 dhe do të mbahet me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së hetimeve dhe nevojës për ruajtjen e sekretit hetimor.

Ndërkohë, lidhur me Nevzat Spahon, po ashtu i prangosur, nga verifikimet në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore nuk rezulton që Prokuroria e Elbasanit të ketë depozituar një kërkesë për caktim mase sigurimi.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa priten zhvillimet nga seanca e 5 dhjetorit.