TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ilir Alimehmeti, drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u pyet nëse do të kandidojë për kryetar të PD-së në vition 2026 kur Berishës i mbaron mandati dhe ai ka shprehur gadishmërinë për të rikandiduar. Alimehmeti u shpreh prerë se nuk do të kandidonte.
Pjesë nga biseda
Rakipi: Vitin tjetër do të ketë zgjedhje në PD, ju do të kandidoni?
Alimehmeti: Unë personalisht, jo.
Rakipi: Kandidat ju, apo si grup, se Uran Butka nuk të vjen më...
Alimehmeti: Unë ta thashë si e perceptoj unë këtë dhe për çfarë qëndroj unë aty. Dhe çfarë qëndroi edhe këtu dhe po e them dhe po e përsëris disa herë derisa të merret përgjigja.
Mërtiri: Përgjigja juaj është, besoj, e qartë është jo dhe nga ky aspekt, unë s'e konceptoj këtë si lëvizje antikryetar.
Rakipi: Po marrja pjesë në zgjedhje si kandidat, nuk është lëvizje antikryetar.
Alimehmeti: Ore kandidatët le të shkojnë.
Rakipi: Ti do vesh?
Alimehmeti: Unë jo, unë nuk i shkoj. Jo si kryetar, pastaj ka ka nivele të ndryshme.
Mërtiri: Nuk është çështje lufte kjo. Nuk do të thotë që ju duhet të jeni anti-berishist, por ju keni ca rezerva ndaj këtij dhe ju jeni për idenë që mund. Pse për një lider tjetër nuk të thotë që je anti-berishizëm, nuk është se të thotë që e urren Berishën apo nuk po them as këtë.
Alimehmeti: Unë jam duke folur shumë qartë.
Mërtiri: A do dalë dikush Berishës përballë? Apo do kandidoj vetëm?
Alimehmeti: Unë do të dal, do e shpreh ambicien dikush, qoftë se e mendon.
Mërtiri: Në qoftë se ke një vizion tjetër... Pse nuk kandidoni për këtë vizion? Për ta përcjellë këtë vizion. Jo, ti personalisht.