AKTUALITET, 5 Dhjetor 2025, 09:50

U dënuan për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ilir Selmanin e Elvis Gaçajn, kthen për rigjykim dosjet e tyre

U dënuan për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, duke rikthyer për gjykim dosjet e tyre.

Ilir Selmani është dënuar me 28 vite burg ndërsa Elvis Gaçaj është dënuar me 7 vite burg, të akuzuar si pjesëmarrës në një grup kriminal që vrau ish-punonjësin e Policisë, Santiago Malko në gusht të vitit 2019.

Për vrasjen e Santiago Malko po gjykohet edhe Leonard Duka, i cili është në fazën përfundimtare të mbrojtjes. Ndërkohë, një ditë më parë Apeli rikonfirmoi edhe njëherë dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, një tjetër person i përfshirë në vrasjen e ish policit.

Si ndodhi ngjarja?

Santiago Malko, ish-punonjës policie, u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 me breshëri plumbash në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë. Malko u largua nga detyra si polic pasi u arrestua pas një sherri për lojërat e fatit. Ishte një emër jo pak i njohur për autoritetet, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale.

Emri i tij doli në skenë në Tetor të 2018, ku i plagosur mbeti miku i tij Ervis Martinaj, por u lirua për mungesë provash. Malko dyshohej se ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale