TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish aleati i Sali Berishës në zgjedhjet e fundit parlamentare, kryetari i partisë së pensionistëve, Selami Jenishehri, ka deklaruar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se i është drejtuar urgjentisht Gjykatës Kushtetuese, që ai të jetë palë në seancën që do të mbahet për Belinda Ballukun dhe ai do të vërtetojë në atë seancë, që edhe vetë Edi Rama është i paligjshëm.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Sa vjeç je tani Selami?
Selami Jenishehri: Bëj 84 edhe një muaj.
Ylli Rakipi: Qenke 3-4 vjet më i madh se doktori. Si ka mundësi që vetëm mosha juaj doni ta rregulloni këtë vend?
Selami Jenishehri: Kam bërë kujdes me shëndetin.
Ylli Rakipi: Të gjithë po i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për shpëtim, nuk ka mbetur gjykatë tjetër. Kërkohet që kjo gjykatë të shpëtoj gjithçka. Ti i je drejtuar kësaj gjykate. Pse vallë?
Selami Jenishehri: Në emër të partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë, kam paraqitur këtë kërkesë ndërhyrje dytësore dhe e kam dorëzuar. Ja dokumenti që e kam dorëzuar.
Ylli Rakipi: Po për çfarë?
Selami Jenishehri: Jam drejtuar GJK dhe kërkoj të më pranojnë palë në gjyqin që do të bëhet për shqyrtimin e kërkesës së kryeministrit Rama, për të shfuqizuar vendimin e gjykatës së posacme për zv.krueministren Belinda Ballukun. Kërkesa e kryeministrit ëhtë e padrejtë, antikushtetuese, e paligjshme. Këto janë fjalë, por i justifikoj me dokumentat. Këto provojnë që Edi Rama, i është drejtuar gjykatës kushtetuese në mënyrë të paligjshme dhe Belinda Ballukun nuk mundet ta shpëtojë Edi Rama në asnjë mënyrë. Ajo është zv.kryeministre e paligjshme. E ka emëruar Rama, por Rama vetë është i paligjshëm, kështu s'ka të drejtë të emërojë atë.
Ylli Rakipi: Po ministrat e tjerë?
Selami Jenishehri: Si ka mundësi të jetë kryeministri i paligjshëm? Këtë do të vërtetoj unë tani. Dokumentat do ti paraqes në GJK dhe kjo gjykatë do të bindet që Rama është i paligjshëm.
Ylli Rakipi: Pse është Rama i paligjshëm?
Selami Jenishehri: KQZ ka marrë vendim dhe ka ndarë mandatet, na i ka marrë ne mandatet dhe ja ka dhënë të tjerëve pa mbaruar ankimimet. Kodi Zgjedhor thotë pa u mbaruar ankimimet nuk ndahen mandate.
Ylli Rakipi: Po ka gjykatë në botë të largojë Ramën?
Selami Jenishehri: Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë.