TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018 në qytetin e Shkodrës.
Safet Bajri u arrestua të premten në Shkodër ndërsa më pas u transferua në Tiranë.
Sipas SPAK, vrasja është kryer pasi Behar Bajri dyshonte se Ibrahim Lici, i afërmi i Fatbardh Licit, ishte autor i ekzekutimit të Boran Bërçanës në korrik të 2018-tës. Fatbardh Lici u qëllua me breshëri automatiku, në kohën që ishte i ulur në një lokal në lagjen Kiras kur nga një mjet tip “Benz”, pa targa, ka dalë një person që ka qëlluar me breshëri automatiku duke e lënë të vdekur.
Edhe pse policia në atë kohë kishte dyshime se ngjarja lidhej me konfliktet mes fiseve Lici dhe Bajri nuk siguroi prova për zbulimin e autorëve.
Nga ana tjetër, emri i Safet Bajrit është i njohur për policinë dhe drejtësinë. Në shtator të 2018-tës, Safet Bajri u vu në pranga në Tiranë me urdhër të prokurorisë së krimeve të rënda për disa vepra penale në sajë të operacionit Oaz, duke nisur nga ajo e drejtimit të organizatës kriminale, vrasje, trafikim të lëndëve narkotike, pastrim parash si dhe fiksimi i basteve sportive.
Bashkë me Bajrin në pranga u vunë edhe 10 persona të tjerë mes të cilëve edhe Astmer Bilali si dhe Behar Bajri për të cilët është caktuar këtë të premte një tjetër masë sigurie. Por 2 vite pas arrestimit prokuroria e posaçme, nuk provoi dot akuzat e grupit kriminal dhe trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike apo veprave të tjera dhe për këtë transferoi dosjen në prokurorinë e Shkodrës duke akuzuar Safet Bajrin vetëm për fiksim të basteve sportive.
Nga ana tjetër, ai rezultonte në listën e personave më të kërkuar të Belgjikës, i dënuar me 9 vite heqje lirie si kreu i një organizate kriminale për trafikun e drogës dhe prostitucioit. Për shkak se autoritetet shqiptare kanë firmosur një marveshje me ato belge sa i takon njohjes së dënimeve, ishte gjykata eSshkodrës që njohu dënimin për bajrin, ndërsa në mars të vitin 2023 u lirua me kusht nga burgu iFierit pasi vuajti 2 të tretat e dënimit.