AKTUALITET, 22 Tetor 2025, 09:08

Vrasja e dyfishtë/ “Ekspresi është i fikur”, sherri për kafen që përfundoi me dy të vrarë, si ndodhi krimi pranë karburantit në Manzë

Vrasja e dyfishtë/ “Ekspresi është i fikur”, sherri

Detaje të reja dalin nga krimi i dyfishtë në Manzë të Durrësit ku dy të rinj, Aranit Kurti dhe Flori Paluçi, u vranë me armë zjarri. Sipas burimeve, njëri prej viktimave, së bashku me një tjetër person, kanë shkuar në ambientet e lokalit pranë karburantit.

Ata i kanë kërkuar kamerierit që t’i bënte një kafe, por ky i fundit u ka thënë se është ekspresi i fikur.

Konflikti ka nisur pasi një personat që ishte në lokal ka ndërhyrë në debatin mes një prej viktimave dhe kamerierit.

Mësohet se ky i fundit nuk është viktimë dhe as i plagosur në konflikt.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45 të mëngjesit të sotëm, 22 tetor, në Manëz, pranë një karburanti.

23-vjeçari Arianit Kurti dyshohet se është vrarë nga Flori Paluçi. Ndërsa 33-vjeçari Flori Paluçi është qëlluar për vdekje nga Daniel Pepa.

21-vjeçari Daniel Pepa është në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi

Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.