AKTUALITET, 21 Tetor 2025, 19:38

“Për shqiptarët, BE është si një fe!”- Rama në Londër: Britanikët janë ende në fazë mohimi, do ta kuptojnë se si ndihesh jashtë BE-së

“Për shqiptarët, BE është si një fe!”- Rama

Kryeministri Edi Rama, në Future Resilience Forum 2025, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë dhe politikat globale në Londër, u shpreh se Bashkimi Evropian për shqiptarët është "si një fe".

“BE është një hapësirë paqeje dhe sigurie. Për ne në Shqipëri BE është një fe. 92% e njerëzve duan që Shqipëria të jetë në BE”, tha Rama.

Ai nënvizoi se kjo mbështetje e gjerë nuk buron nga naiviteti, por nga përvoja e freskët e shqiptarëve për jetën jashtë BE-së.

“Kur vjen fjala të BE, nuk ka asnjë dyshim, të gjithë duan të jenë pjesë. Jo se jemi naivë, por sepse në kemi ende të freskët në kujtesë se si dukeshin gjërat jashtë BE”, tha Rama, ndërsa nuk kurseu ironitë për Britaninë.

“Besoj se Britanikët po fillojnë ta kuptojnë se si ndihesh kur je jashtë, por ende janë në një fazë mohimi. Kur ta kuptojnë plotësisht, atëherë shpresojë që do të detyrohen të vijnë të reformojnë BE”, tha kryeministri.

Rama e cilësoi Bashkimin Evropian si projektin më të mrekullueshëm të krijuar ndonjëherë nga njeriu në fushën e politikës, duke shtuar se sfida kryesore e së ardhmes është kapaciteti për ta përfunduar këtë projekt në formën e Shteteve të Bashkuara të Evropës.

"BE është një hapësirë paqeje dhe sigurie. Për ne në Shqipëri BE është aq një fe. 92% e njerëzve duan që Shqipëria të jetë në BE. Është e jashtëzakonshme sepse kemi një politike kaq të polarizuar dhe është e vështirë të kemi të njëjtin mendim se sa është ora. Kur vjen fjala të BE, nuk ka asnjë dyshim, të gjithë duan të jenë pjesë.

Jo se jemi naivë, por sepse në kemi ende të freskët në kujtesë se si dukeshin gjërat jashtë BE. Besoj se Britanikët po fillojnë ta kuptojnë se si ndihesh kur je jashtë, por ende janë në një fazë mohimi. Kur ta kuptojnë plotësisht, atëherë shpresojë që do të detyrohen të vijnë të reformojnë BE.

Mendoj se BE është projekti më i mrekullueshëm që është krijuar nga njeriu kur vjen fjala për politikën. Pikëpyetja më e madhe është sa kapacitet do të ketë për ta përfunduar këtë projekt, për të krijuar Shtetet e Bashkuara të Evropës, duke ruajtur hapësirën vetjake të secilit vend, por duke pasur edhe një arkitekturën shumë të më të fortë të jetuarit së bashku.

Kjo është zgjedhje për ne. Askush nuk ka detyruar të jemi pjesë e BE, ne duam të jemi pjesë pikërisht sepse duam të kemi lirinë për të pasur të drejtat e njeriut, shtetin e së drejtës, gjithçka që është e mishëruar në  ekzistencën e BE", deklaroi Rama.