TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qeveria shqiptare ka vendosur të tërheqë projektligjin për barazinë gjinore, duke amenduar disa nga nenet e versionit fillestar të propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe duke hequr ose zëvendësuar disa nga termat gjithëpërfshirëse.
Ndryshimet erdhën pas debateve të forta publike, të nxitura veçanërisht nga qarqe konservatore, të cilat e përshkruan projektligjin si përpjekje për të krijuar një gjini të tretë.
Aktivisti për të drejtat e njeriut, Kristi Pinderi, e konsideron tërheqjen e qeverisë, si një "lëpirje" që Rama, njëlloj si Berisha, i bën Presidentit Trump, për tu dukur në linjë me politikat konservatore që ka përqafuar administrata amerikane. Aktivisti shton se në vitin 2013, kur në Presidencë ishte Obama, Rama dhe Berisha "luteshin" të takoheshin me përfaqësues të komunitetit LGBT, për të bërë fotografi dhe për t'u dukur të hapur ndaj këtij komuniteti që mbështetej nga administrata e atëhershme amerikane.
"Pervec mungeses se frikshme te informacionit dhe pamundesise absolute te gjuhes shqipe per te perkthyer konceptin "intersectionality" (qarkullojne tre versione, asnjeri nuk eshte i sakte; pamundesi nga e cila eshte ndertuar kjo rremuje e pashpjegueshme logjike) ne thelb, i gjithe kaosi me kete ligjin ka vetem dy autore, Ramen dhe Berishen.
Tani, per te ndeshkuar LGBTQ+ jane gati te hedhin ne kosh gjithe progresin e arritur me mund per te drejtat e grave - si i thone asaj, me hedh foshnjen bashke me ujin!
Ky kaos eshte nje cirk i madh i Edi Rames dhe Sali Berishes. Jane dakort per kete, si kurre me pare. E bejne per ti treguar qeverise amerikane se sa qesharake te zellshem mund te behen keta te dy kur u duhet te lepihen me mire.
Te njejtet karagjoze, ne vitin 2013, kur Obama kishte fituar mandatin e dyte e kur ShBA pergatitej per martesat mes se njejtit seks, keta te dy pra, me merrnin edhe mua edhe Xhenin ne telefon dhe na luteshin te shkonim t'i takonim e te benim nje foto me ta! Vetem qe amerikanet ti shikonin e tu buzeqeshnin.
Te gjithe ata qe punojne ne ambasaden amerikane e dine shume mire kete: njeri dergonte mesazh, tjetri merrte ne telefon per te thene "do coj shoferin qe tju marre", kush e kush te dilte me pare ne fotografi! Sa turp", shkruan Pinderi.