TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhen detaje të reja nga krimi makabër në Fier, ku një 8-vjeçar u mor peng dhe u gropos nga fqinj i tij, në fshatin Grecalli.
Ka qenë nëna e djalit që ka dhënë alarmin në lagje se i mituri nuk kishte shkuar në shkollë dhe as në shtëpi. Pasi kontrolluan në lagje, ajo bashkë me bashkëshortin bënë denoncimin në polici. Kjo e fundit nisi hetimet.
NGJARJA
I mituri po shëtiste me biçikletën e autorit gjatë mesditës. Ai ka shkuar te shtëpia e Klodian Çalamanit, 38 vjeç, për t’i kthyer biçikletën këtij të fundit, por në atë moment është rrëmbyer nga autori.
Kanë qenë kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë që kanë filmuar momentin kur i mituri shkon me biçikletë te shtëpia e vrasësit.
8-vjeçari është marrë peng nga Çalamani i cili e ka mbajtur në shtëpinë e tij për disa orë dhe më pas e ka vrarë dhe groposur.
Ndërkohë që policia zbarkoi në banesën e 38-vjeçarit, ky i fundit pasi u përball me uniformat blu, shfaqi shenja nervozizmi, ndërsa pasi u mor në pyetje në polici, ai ka pranuar autorësinë.
PRECEDENTI
Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik.
Vite më parë Klodian Çalamani ka marrë peng dhe torturuar një vajzë 20-vjeçare. Për këtë ngjarje ai ishte dënuar me 4 vite burg. 38-vjeçari jetonte i vetëm në banesë, ndërkohë që fqinjët thonë se Çalamani është person me probleme mendore.