TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vrasja e 8 vjeçarit në Fier, ka tronditur mbarë opinionin publik. Vrasësi, Klodian Çalamani, autori i vrasjes së 8 vjeçarit në Fier, ka dëshmuar se e ka vrarë të miturin sepse ai e kishte sharë.
Të shumta kanë qenë reagimet nga personazhe publike dhe nga qytetarët. Një ndër ta është gazetari Blendi Fevziu, që e quan ngjarjen "një kambanë për shoqërinë".
"Pa dashur te akuzoj askend, ngjarja meriton nje reflektim te plote, nje ndeshkim te te gjithe fajtoreve dhe nje identifikim te gjithe personave me rrezikshmeri te tille. Po nuk ndodhi kjo, ky vend sdo te gjeje me kurre qetesi. Dhe vrasesit do te vertiten rrugeve, ndersa toleruesit apo ata qe i lirojne do te vijojne te gezojne parate e pista me te cilat kane marre vendimin. Qe historia e vogelushit 8 vjecar te mos pasohet nga krime te tjera, duhet te bejme presion te gjithe", shkruan ndër të tjera Fevziu.
Reagimi i plotë:
Nje femije 8 vjecar, krejtesisht i pafajshem, ka munguar sot ne shkolle. Engjelli i vogel eshte rrembyer, vrare dhe groposur nga fqinji i tij, me gjase nje i semure mendor, por edhe nje kriminel perserites. Pertej te qenit nje krim makaber, nje ngjarje e tmerrshme dhe nje vrasje tejet troditese, ajo eshte nje kembane per shoqerine tone. Detajet nuk kane dale ende, por nuk eshte ngjarja e pare e ketij lloji. Kur i hyn me ne thellesi befas zbulon qe vrasesi dhe krimineli, ka kryer edhe here te tjera tentativa te ngjashme.
Dhe e kane ditur te gjithe, lagjia, komshinjte, policia dhe drejtesia qe me gjase e ka lene te lire. Pa dashur te akuzoj askend, ngjarja meriton nje reflektim te plote, nje ndeshkim te te gjithe fajtoreve dhe nje identifikim te gjithe personave me rrezikshmeri te tille. Po nuk ndodhi kjo, ky vend sdo te gjeje me kurre qetesi. Dhe vrasesit do te vertiten rrugeve, ndersa toleruesit apo ata qe i lirojne do te vijojne te gezojne parate e pista me te cilat kane marre vendimin. Qe historia e vogelushit 8 vjecar te mos pasohet nga krime te tjera, duhet te bejme presion te gjithe. (P.s kete thame edhe ne ngjarjen e tmerrshme te dikurshme te Palases, por vec nje impenjimi 2 - 3 mujor, e gjitha u harrua).
ENGJELLI I VOGEL DHE I PAFAJSHEM U PREHTE NE PAQE!