AKTUALITET, 16 Nëntor 2021, 21:18

Dropull/ Banesa përfshihet nga flakët, digjen brenda dy bashkëshortët. Detajet e policisë

Dropull/ Banesa përfshihet nga flakët, digjen brenda dy

Një çift të moshuarish kanë humbur jetën pasi banesa e tyre është përfshirë nga flakët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Hllomo të Dropullit.

“Më datë 16.11.2021, rreth orës 19:20, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Hllomo, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. P.

Si pasojë e zjarrit dyshohet se kanë humbur jetën dy shtetasit e moshuar, shtetasi I. P. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. P., të cilët ndodheshin në banesë.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.