AKTUALITET, 25 Shkurt 2025, 14:13

Negociatat drejt fundit mes aleatëve të PD, Agron Duka: PAA do të ketë një deputet në listë të sigurt në Durrës

Negociatat drejt fundit mes aleatëve të PD, Agron Duka: PAA do të

Negociatat mes Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj po i afrohen fundit.

Mësohet diskutimet janë në fazën përfundimtare. Vangjel Dule shpjegoi se partia e tij ka disa zona me mbështetje potenciale për zgjedhjet, por nuk ka konfirmuar ende nëse janë mbyllur marrëveshjet.

Po ashtu, Fatmir Mediu, pas daljes nga selia e PD, deklaroi se po diskutohet për mënyrat se si aleatët mund të ndihmojnë PD-në në fitimin e zgjedhjeve. Nga ana tjetër, Agron Duka njoftoi se PAA do të jetë pjesë e garës për zgjedhjet e 11 majit, me një deputet të sigurt në listën e Durrësit dhe 10 kandidatë të tjerë në qarqe të ndryshme. Po ashtu, pritet të shihet se si do të shkojnë negociatat me PDIU-në për pjesëmarrjen e mundshme në koalicionin e PD-së.