TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre persona janë arrestuar në Tiranë. Dy prej tyre, bashkëpunëtorë, dyshohet se shitnin doza të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme në Tiranë;
Ndërsa i arrestuari tjetër, shiste doza të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme në Vorë.
NJOFTIMI I POLICISE
Goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në doza, në Tiranë dhe në Vorë.
Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre bashkëpunëtorë).
Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve. Si rezultat, janë arrestuar shtetasit:
L. F., 28 vjeç dhe E. L., 29 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se shitnin doza të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme në Tiranë;
E. D., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se shiste doza të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme në Vorë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, kontrollit në automjetet dhe në banesat e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.