AKTUALITET, 23 Korrik 2023, 19:01

Katastrofë mjedisore në kulmin e sezonit turistik, tymi i zi i plehrave pushton Vlorën (VIDEO)

Katastrofë mjedisore në kulmin e sezonit turistik, tymi i zi i

Tymi i zi ka pushtuar qytetin bregdetar të Vlorës, pasi vendgrumbullimi i mbetjeve urbane u përfshi nga flakët këtë të diel.

Flakët kanë përshkuar pothuajse të gjithë fushën e mbetjeve urbane të qytetit. Siç shihet në pamje, tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëm kolosal për qytetin, pasi djegia e mbeturinave çliron kimikatet e dëmshme për organizmin.

Forca të shumta zjarrfikëse por dhe punonjës të bashkisë janë duke punuar për të izoluar flakët, por era që fryn ka përkeqësuar situatën.

Zjarri i madh rrezikon edhe banesat afër vatrës.