AKTUALITET, 23 Korrik 2023, 19:23

Mbyllet procesi i votimit për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës, pjesëmarrja më e lartë se në 14 maj

Mbyllet procesi i votimit për kreun e Bashkisë së

Është mbyllur procesi i votimit për kreun e Bashkisë në Rrogozhinë. Në këto zgjedhje ka pasur rreth 1100 votues më shumë se në zgjedhjet e 14 majit.

Deri pasdite rreth 8 400 banorë kanë votuar në Bashkinë e Rrogozhinës, pjesëmarrje kjo më e lartë krahasuar më 14 maj.

Situata në Rrogozhina, është shoqëruar me problematika të tilla si prania e personave që nuk kanë funksion apo lidhje me procesin zgjedhor janë parë në qendra votimi.

Sakaq janë mbi 32 mijë qytetarë me të drejtë vote.

Sot paradite, janë raportuar tre katër raste që kanë tentuar të fotografojnë votën dhe se këta persona rrezikojnë të penalizohen.

Zgjedhjet në bashkinë e Rrogozhinës u vendos se do të ripërsëriten nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi rezultati i 14 Majit u shpall i pavlefshëm. Shkak për përsëritjen e zgjedhjeve u bë kutia e burgut dhe diferenca mes dy kandidatëve ishte vetëm 21 vota, teksa të burgosur numëroheshin më shumë se 100.

Ndryshe nga 14 maji, të burgosurit nuk u lejuan që të votojnë për shkak të afateve kohore.

Kandidatët janë po të njëjtët, Edison Memollaj nga Partia Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha nga “Bashkë Fitojmë”.