TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deri në orët e mesditës, vranësirat e dendura dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, ku intervalet me diell do të jenë në zonat e ulëta dhe ato bregdetare ndërsa zonat përgjatë shtrirjes Lindore si edhe zona të izoluara në qendër do të paraqiten me vranësira dhe shira të dobët e lokalë.
Ndërsa, në pjesën e dytë të ditës do të kemi largim gradual të shirave duke i zhvendosur vetëm në zonat Juglindore.
Gjatë natës kthjellimet do të dominojnë në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 9°C deri në 29°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.