TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e sotme janë dhënë vendimet e gjykatës për zyrtarët që akuzoheshin për aferën e inceneratorit të Elbasanit, ku u dënua ish ministri Lefter Koka dhe një numër zyrtarësh, ndërkohë që u shpall i pafajshëm ish deputeti, Alqi Bllako.
Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka shpjeguar kronologjinë e nisjes së emergjencës mjedisore kombëtare, e cila u përcaktua menjëherë me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, me anë të një komiteti që shpalli një emergjencë, duke shpikur një term që nuk ekziston në asnjë ligj.
Sejamini gjithashtu shpjegoi se si qeveria ktheu përmbys të gjithë piramidën e menaxhimit të mbetjeve, duke dalë kundër direktivave të BE dhe duke shpëdoruar miliona euro, për t'i dhënë përparësi inceneratorëve, të cilat rezultuan afera të rënda korruptive.
"Qeveria Rama erdhi në pushtet në 14 shtator 2013. Pa mbushur një muaj, në tetor 2013, qeveria Rama krjion një komitet të menaxhimit të integruar të mbetjeve, në përbërje të të cilit janë zv ministra, të cilëve u jep kompetencë të shpalli gjendje emergjence mjedisore kombëtare. Sapo ka ardhur në pushtet, ky është nga vendimet e para. Termi emergjencë mjedisore nuk ekziston askund në ligjin shqiptar. Ky komitet, në shkurt 2014 merr vendim për shpallje emergjence mjedisore në Shqipëri, pa analizë dhe pa studim.
Se çfarë do të thotë kjo? Nuk ka asgjë fare fare. Dy zv. ministra e refuzojnë, janë të dy juristë.
Pasi u shpall emergjenca mjedisore, nxorri zoti Rama ushtrinë që mblidhnin plehrat. Pas kësaj u hap rruga për emergjenca mjedisore. Elbasani dhe të gjithë me rradhë.
Qeveria shqiptare ka strategji kombëtare për mbetjet, që parcakton që mbetjet së pari parandalohet, ripërdoren, riciklon, gropos mbetje dhe në fund incenerimi, pra djegia. Në mbështetje me këtë strategji që është në përputhje me BE, organizata të huaja kanë dhënë miliona euro për ndërtim landfill-esh. Befas qeveria ndryshon komplet këtë strategji, shkel ligjet dhe hedh paratë, vendos prioritet të parë kombëtar ndërtimin e inceneratorëve. Më pas bëhen inceneratorët, me të njëjtat kompani dhe të njëjtën skemë.
Pavarësisht se kush ka vjedhur dhe sa ka vjedhur, nuk mund të mos mendoj se ka patur prirje shtetërore për të përfituar, duke ndryshuar strategjinë, për të kaluar te djegësit, sepse aty ndoshta kishte para dhe klientë.
Nuk gjej asnjë arsye të interesit publik, kostos apo standarteve europiane për të kaluar nga strategjia e BE, te djegësit dhe një procedurë koncesionesh të dyshimta", deklaroi Sejamini.