TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tragjik ka rezultuar fati i një të riu në Pogradec, i cili ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga kati i dytë i banesës së tij.
Ngjarja ndodhi në fshatin Trebinjë. Ka dyshime se i riu ka ndërmarrë aktin ekstrem, duke u vetëvrarë.
NJOFTIMI I POLICISË
Mbrëmjen e sotme, në fshatin Trebinjë, Pogradec, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij, shtetasi M. M., rreth 29 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Pogradecit.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.